Çfarë Bëjmë

Si autoritet ne industrinë komplekse të pajisjeve radiologjike të reja, të rinovuara dhe të përorura, ne qëndrojme të fortë në integritetin, mjeshtërinë dhe rrugës së drejtpërdrejtë.
Puna që ne bëjmë cdo ditë është e bazuar ne produkte cilësore dhe shërbim të besuar. Reputacioni yne varet nga kjo gjë.

Modeli i biznesit të MSE është një kombinim i jashtëzakonshëm i zgjidhjeve të integruara, pavarësia OEM dhe njohuria e thellë e proceseve të kujdesit mjekësor që çon në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit, efikasitetin e kostove dhe maksimumin e vlerës së ofruesve të kujdesit shëndetësor.

Si e Bëjmë

Stafi ynë është i kualifikuar për të siguruar shërbime te plota menaxhimi projekti kudo nëpër botë.
Operimet suportohen në vend si edhe ne laboratorin tonë me mjetet e posacme të riparimit, testime dhe pajisje kalibrimi.

Na Kontaktoni

Vizioni

Vizioni ynë është të jemi udhëheqësi i tregut në furnizimin me produkte dhe shërbime mjekësore plotësisht të integruara në të gjthë gamën.

Ne angazhohemi të përmirësojmë vazhdimisht çdo pjesë të biznesit tonë përmes bashkëpunimit me punonjësit dhe klientët.

Misioni

Misioni ynë është t’u ofrojmë enteve dhe përdoruesëve të pajisjeve shëndetësore produkte mjekësore të avancuara me cilësinë më të lartë në treg.

Kompania jonë përqendrohet në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve më të kualifikuara në lidhje me përmirësimin e kujdesit të pacientit, me qëllim realizimin e standardeve për cilësinë e jetës së njerëzve brenda çdo segmenti që përfshin kujdesin e shëndetit.

Showroom i Parë Për Pajisjet Mjekësore në Shqipëri

Blerja e pajisjeve mjekësore është një investim për çdo qendër spitalore apo klinika të ndryshme. Për t’i ardhur sa më shumë në ndihmë klientëve tanë, ne mundësojmë Showroom-in e parë në Shqipëri për pajisjet mjekësore dhe dentare, materiale mjekësore, dentare konsumi etj. Në një treg ku zgjedhjet janë të larmishme por jo gjithmonë të prekshme, zgjedhja e produktit të duhur nuk është e thjeshtë. Pranë showroom-it tonë në Tiranë, ju mund të testoni dhe provoni pajisjen nga afër.
Krahas pajisjeve të ekspozuara, në këtë showroom do të gjeni edhe asistencë profesionale nga inxhinierët tanë për çdo pyetje teknike apo paqartësi.